Ministri Arsimi ftohet të raportojë para Komisionit për funksionalizimin e Inspektoratit

Prishtinë | 17 Jan 2017 | 14:01 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, mbajti sot mbledhjen e parë për sesionin pranveror, të cilën e drejtoi Nait Hasani, kryetar.

Komisioni, në fillim të takimit vendosi që pika e tretë e rendit të ditës, lidhur me shqyrtimin në parim të Projektligjit për Ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e Zyrës Rajonale për bashkëpunim Rinor në mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë, të shtyhet për mbledhjen e radhës, pasi që projektligji ende nuk është gati.

Anëtarët e komisionit, në vazhdim të takimit, diskutuan lidhur me Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. Përkitazi me këtë çështje, komisioni vendosi që në takimin e radhës të jetë i pranishëm ministri i Arsimit, në mënyrë që para komisionit të raportojë lidhur me funksionimin e Inspektoratit.

Gjatë diskutimit, u vlerësua se në funksion të kryerjes sa më të mirë të detyrave dhe përgjegjësive te tij, Inspektorati duhet të jetë i pavarur dhe të funksionojë si një lloj agjensioni.

Me propozimin e kryetarit Hasani, komisioni vendosi që të mbajë dëgjime publike në shtatë regjione, ku të ftuar do të jenë kryetarët e komunave dhe drejtorët e DKA-ve. Anëtarët komisionit kërkuan që të behët rishikimi i bazës ligjore të arsimit parauniversitar.

Gjatë vitit 2017, Komisioni për Arsim, ka planifikuar që të shqyrtojë Projektligjin e arsimit për diasporë, Projektligjin për tekste shkollore dhe dokumentacionin pedagogjik.

Të ngjashme