Ministri i Arsimit kujton 20 vjetorin e protestës së Lëvizjes Studentore

Prishtinë | 01 Tet 2017 | 10:53 | Nga

20 vite më parë, me 1 tetor 1997 protesta e “Lëvizjes Studentore” kundër okupatorit serb ishte kthesa më e madhe historike për Kosovë.

Kështu ka vlerësuar ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se në këtë ditë, qindra studentë në krye me rektorin Ejup Statovci dhe prorektorin prof. dr. Emrush Gashi marshuan në rrugët e Prishtinës për të iu dhënë fund padrejtësive që iu bënë Universitetit të Prishtinës.

“Dëbimi i studentëve, profesorëve, imponimi i plan programit serb ishin vetëm disa nga padrejtësitë që iu bënë studentëve. Andaj sot në 20 vjetorin e protestës kujtojmë të gjithë ata studentë e profesorë që dhanë jetën për lirinë e Kosovës”, ka shkruar ministri Bytyqi.

Të ngjashme