Ministri austriak bën thirrje për vigjilencë në veri: Kosova po vepron me kujdes e në mënyrë pozitive

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 12:45 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer, ka folur për gjendjen në veri pas takimit me homologun kosovar, Xhelal Sveçla, raporton Ekonomia Online.

Ai ka bërë thirrje për vigjilencë, duke shtuar institucionet kosovare po veprojnë në mënyrë të kujdesshme e pozitive në këtë situatë.

“Operacioni politik bëhet në vigjilencë të shtruar dhe kam lutur që të vazhdohet në këtë mënyrë pasi detyra e policëve është e vështirë”.

“Ne po krijojmë qartësi për të ardhmen e Kosovës dhe për këtë projekt nevojiten partnerë, mirëpo në njërën anë është duke u zbatuar aksioni në mënyrë pozitive, ndërsa po zhvillohen protesta”.

“Pala kosovare po vepron me kujdes edhe pse nuk e kanë detyrën e lehtë, prandaj mendoj unë që ajo që po bëhet tani është rruga e saktë dhe jo e shpejtë”.

Nehammer thotë se dhuna nuk është mjet politik, derisa ka shtuar se nuk duhet provokuar nga këto situata.

Kur u pyet sërish nga gazetarët për këtë temë ai e ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se po e ruan qetësinë.

“Dhuna nuk është mjet politik. Në fazën që ndodhemi tani unë mund të përsëris që procesi po ec mirë, mirëpo më e rëndësishmja në situata të tilla është që mos të provokohemi dhe këtë qetësi është duke e ofruar Qeveria e Kosovës”.

Nehammer tha se Kosova është partner konstruktiv i Austrisë, raporton EO.

“Për mua personalisht është nder që jam këtu. Kosova është për Austrinë një partner i qenësishëm nëse bëhet fjalë për të luftuar krimin dhe trafikimin. Ne kemi biseduar sot që këtë bashkëpunim ta zhvillojmë edhe në nivelin e Policisë edhe më tej”.

“Përpos kësaj kemi biseduar edhe për gjendjen e migrimit që është sfidë për Austrinë, e ftova Qeverinë e Kosovës së bashku me kryesuesin slloven të këshillit që ta organizojmë së bashku një konferencë të rikthimit”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme