Ministri Berisha me bashkëpunëtorë bënë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Në rastin 14-vjetorin të ndarjes nga jeta të presidentit historik Ibrahim Rugova, ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, si  dhe zyrtarë dhe oficerë  të  lartë të Ministrisë dhe FSK-së, në shenjë respekti dhe kujtimi, bënë homazhe dhe vendosën buqeta me lule  mbi varrin e presidentit Rugova në Velani.

Ndryshe, sot u bë 14-vjetori i vdekjes së ish-presidentit historik Ibrahim Rugova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme