Ministri Bytyqi: Një rezolutë e Kuvendit, do të ndalonte spastrimin etnik në Luginë

Prishtinë | 01 Kor 2019 | 15:26 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, në seancën e jashtëzakonshme për Luginën e Preshevës, tha se janë të gatshëm të ndihmojnë këtë pjesë, por kërkoi që mënyra e ndihmesës të përcaktohet përmes një rezolute e cila do të saktësonte veprimet shtetërore, raporton EkonomiaOnline.

 “Veprimet duhet të jenë brenda territorit të Kosovës dhe në Luginë. Veprimet brenda Kosovës janë më të lehta. Ne mund të rrisim numrin e kuotave të studentëve që studiojnë në Kosovë por çka nëse studentit mjek nuk mundet të shërbejë në vendin e tyre. Këto kanë veprime shtetërore që duhet të ndërmerren. Një rezolutë që do ta saktësonte veprimin shtetëror mendoj që do ta ndalonte spastrimin etnik të shqiptarëve të Luginës”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme