Ministri Bytyqi pritet në selinë qendrore të USAID-it në Washington

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 16:18 | Nga

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me zëvendësndihmës-administratoren për Evropë dhe Euro-Azi, Gretchen Birkle.

Bytyqi ka shkruar se në këtë takim ai e ka falënderuar Birkle-n për angazhimin e USAID-it në Kosovë për përkrahjen e zhvillimit të Kosovës me projeke.

Postimi i plotë i ministrit:

“Në selinë qendrore të USAID-it në Washington kam takuar znj. Gretchen Birkle, zëvendësndihmës-administratore për Evropë dhe Euro-Azi, të cilen e falënderova për angazhimin e USAID-it në Kosovë në përkrahje të zhvillimit të vendit tonë me projekte, e në veçanti në sektorin e arsimit.

Me ekipin e saj në këtë takim, znj. Gretchen Birkle shprehu interesim për reformat në sistemin arsimor në Kosovë dhe për vështirësitë e këtyre reformave, e rreth kësaj e informova për masat që janë duke u marrë në nivelin e arsimit parauniversitar dhe atë të lartë.

Gjatë diskutimit për këto reforma, vëmendje e veçantë ju kushtua depolitizimit të sistemit arsimor, ndërsa u bisedua edhe për rolin e sistemit arsimor për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm, çështje kjo me të cilën MASHT është duke i marrë vazhdimisht.

Në takim u bisedua edhe për projektet që USAID-i ka me MAShT-in dhe institucionet tjera arsimore dhe lidhur me të arriturat e këtyre projekteve.

Në fund të takimit, znj. Birkle shprehu gatishmërinë për të vazhduar dhe zgjeruar bashkëpinimin mes USAID-it dhe MAShT-it”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme