Ministri Demaj pret ambasadorin e ri slloven

Prishtinë | 06 Sht 2017 | 16:38 | Nga

Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Emanual Demaj, ka pranuar kopjen e letrave kredenciale nga Ambasadori i caktuar slloven në vendin tonë, Bojan Bertoncelj, gjatë një takimi kortezie, të mbajtur në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Me këtë rast, Ministri Demaj ka falënderuar Ambasadorin e caktuar slloven, Bertoncelj, për përkrahjen konsistente të shtetit dhe popullit slloven ndaj procesit të shtet-ndërtimit në Kosovë dhe në veçanti ndaj mbështetjes së palëkundur, që shteti slloven i ka dhënë procesit të integrimit të vendit tonë në strukturat evro-atlantike; bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë; si dhe forcimit të legjitimitetit ndërkombëtarë të Kosovës nëpërmjet anëtarësimit të vendit tonë në nisma rajonale dhe Organizata Ndërkombëtare.

Në margjina të këtij takimi të ty bashkëbiseduesit kanë vlerësuar marrëdhëniet tradicionalisht miqësore në mes dy popujve dhe dy vendeve, duke shprehur përkushtimin e dy anshëm që fryma e tillë e miqësisë dhe bashkëpunimit të vazhdojë të mbizotërojë marrëdhëniet në mes dy vendeve dhe dy popujve edhe në të ardhmen.

Të ngjashme