Ministri Demiri: Zv.ministri Cena s’u arrestua për aktivitetet e tij në Ministri

Prishtinë | 22 Tet 2018 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Ramush Haradinaj, ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (MZHR), Musa Cena, i cili është arrestuar dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nën dyshimin për ryshfetmarrje dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

MZHR thotë se është duke i përcjellë më vëmendje raportimet e mediave lidhur me arrestimin e Zëvendësministrit Cena dhe dy personave të tjerë, ndërsa thekson se rasti nuk ka të bëjë me aktivitetet e zv.ministrit Cena në Ministri.

“Marrë parasysh raportimet e mediave, prononcimet e organeve të drejtësisë lidhur me rastin në fjalë, aktivitetet zyrtare të punonjësve të MZHR-së, si dhe pa dashur me ndërhy në punën e organeve të drejtësisë, Ministria e Zhvillimit Rajonal deklaron se ky rast nuk ka të bëjë me aktivitetet e Zëvendësministrit Cena të realizuara në Ministri”, ka thënë ministri i MZHR-së, Rasim Demiri, raporton Koha.net.

Ministri Demiri thotë po ashtu të jetë informuar sot nga Kryeministri Haradinaj gjatë ditës së sotme se Zëvendësministri Musa Cena është liruar nga të gjitha detyra zyrtare në Ministrin të Zhvillimit Rajonal.

Ministria e Zhvillimit Rajonal, thotë Demiri, është e përkushtuar të realizojë mandatin e saj dhe planet e punës në përputhshmëri të plotë me legjislacionin në fuqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme