Ministri Gashi vizitë zyrtare në ShBA

Prishtinë | 25 Pri 2019 | 17:46 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në ShBA. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit të tij social.

Qëllimi i kësaj vizite të Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit në ShBA është koordinimi dhe thellimi i bashkëpunimit në fushën e rinisë e me theks të veçant në programimin për futjen në funksion të kampit rinor i cili së shpejti pritet të filloj së funksionuari në Kosovë.

“SHBA-të janë partneri më i fuqishëm i yni”, ka shkruar Ministri Gashi përmes rrjetitit të tij social. Kosova së shpejti do ta ketë kampin rinor i cili do të jetë në funksion dhe në shërbim të gjeneratës së re”, ka përfunduar Gashi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme