Ministri Hamza priti në takim ambasadorin Lebet

Prishtinë | 20 Tet 2017 | 16:29 | Nga

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim sot ambasadorin e Zvicrës në Kosovë Jean Lebet, ku diskutuan për thellimin e ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e ekonomisë dhe financave.

Me këtë rast, Ministri Hamza e falënderoi ambasadorin Jean Lebet për kontributin dhe bashkëpunimin e tij të ngushtë me Institucionet e Kosovës, në veçanti për përkrahjen e Komunave në hartimin e buxheteve komunale dhe në transparencën financiare, mbështetjen e vazhdueshme në sektorin e ujërave si dhe sektorin shëndetësor nga shteti Zviceran, si dhe shprehi bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Ministri Bedri Hamza gjithashtu e informoi ambasadorin Lebet për prioritetet e Ministrisë së Financave në reformën për sundimin e rendit dhe ligjit, mbarëvajtjen e stabilitetit fiskal, si dhe forcimin e rolit të MF-së si institucion kyç në mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat.
Ndërsa, ambasadori zviceran Jean Lebet e falënderoi Ministrin Hamza dhe e uroi për postin e Ministrit, si dhe shprehi gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin e bashkëpunimit me Kosovën në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.

Të ngjashme