Ministri Hoxhaj ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Holandë

Prishtinë | 05 Tet 2016 | 18:21 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare Mbretërinë e Holandës.

Gjatë qëndrimit atje, ministri Hoxhaj do të pritet nga homologu i tij Bert Koenders me të cilin pritet të diskutoj për avancimin e raporteve bilaterale ndërmjet dy shteteve si dhe për përkrahjen e mëtejme të Holandës për të avancuar në procesin e integrimeve evropiane.

Kryediplomati Hoxhaj do të pritet edhe nga deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme të shtetit holandez të cilët do t’i informoi për hapat e Kosovës drejt rrugëtimit për në BE si dhe për përpjekjet që Kosova po i bën për të përfituar nga ekspertiza e shteteve partnere, anëtare të BE-së.

Përveç kësaj ministri Hoxhaj, do të takohet edhe me përfaqësues të bizneseve të cilët do t’i njoftoi me kushtet e përshtatshme që i ofron Kosova për investitorët e huaj. Ministri Hoxhaj do të mbaj edhe një ligjëratë para një audience të zgjedhur të përbërë nga akademikë dhe diplomatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme