Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, takoi zyrtarin e lartë kanadez, Borys Wrzesnewskyj

Prishtinë | 17 Nën 2018 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës zoti Rrustem Berisha, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifaks të Kanadasë, është takuar me Kryetarin e Grupit Parlamentar Kanada-Asamble Parlamentare e NATO-së, Borys Wrzesnewskyj, me të cilin ka diskutuar për mbështetjen e Kanadasë në proceset nëpër të cilat po kalon FSK-ja dhe Kosova.

Ministri Berisha e falënderoj mikun kanadez për mbështetjen e tij që po i jep Kosovës në cilësinë e Nën-Kryetarit të Grupit Parlamentar Kanada-Kosovë. Të bashkëbiseduesit u dakorduan për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë mes dy vendeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme