Ministri i Jashtëm austriak nesër në Kosovë, pritet nga Osmani

Prishtinë | 13 Qer 2022 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Nesër në Kosovë do të qëndrojë ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të presë në takim ministrin austriak duke filluar nga ora 10:00.

Takimi Osmani dhe Schallenberg do të zhvillohet në kabinetin e Presidentes.

Duhet përkujtuar që përgjatë kohës së fundit në Kosovë pati vizita të shpeshta të zyrtarëve të huaj, ndërsa të premten që lamë pas vendin vizitoi edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Të ngjashme