Ministri i jashtëm hungarez: Është e padrejtë se si BE-ja sillet ndaj Kosovës në çështjen e vizave

Prishtinë | 15 Nën 2018 | 14:28 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur ne takim homologun e tij nga Hungaria, Péter Szijjártó.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme hungarez  tha se Hungaria që nga shpallja  e pavarësisë ka ndihmuar Kosovën dhe këtë gjë po vazhdon ta bëjë edhe tash, raporton Ekonomia Online.

“Republika e Kosovës është e interesuar te inkurajoj bashkëpunimin ekonomik dhe komunikimin mes aktorëve ekomomik mes dy vendeve, Kosova dhe Hungaria kanë nënshkruar një seri marrëveshje që janë në implementim e sipër”, tha Pacolli.

“Marrëveshja ekonomike e krijon thellësinë e bashkëpunimit me qëllim rritjen ekonomike në mes dy vendeve. Ne si qeveri bashkë me Hungarinë kemi bërë të mundur të lehtësojmë bashkëpunimin e operatorëve ekonomik të dy vendeve, kemi marrëveshjen për eliminim e tatimeve dyfishta dhe eliminimin e evazionit fiskal, inkurajoj sektorin privat të jetë më aktiv duke parë se eksperiencë e Hungarisë është me e gjatë dhe edhe gjatë regjimit komunist Hungaria ka pas prirje për sektorin privat që kanë operuar”, shtoi Pacolli.

Ai tha se Hungaria do vazhdoj fuqishëm të qëndroj në ndihmesë të Kosovës.

“Kjo marrëveshje që u nënshkrua mes MTI dhe operatorit hungarez na mundëson më tutje të kemi bashkëpunim më të frytshëm dhe e di se me implementim e kësaj marrëveshje që është mbi 5 milionë do kemi autostrada më të sigurta dhe lëvizje më e sigurt dhe i inkurajoj operatorët ekonomik në Kosovë dhe Hungari të takohen për projekte të tilla dhe të na sjellin. Ky projekt u financua nga qeveria e Hungarisë me një kredi të butë që përfshin 4 kontrata tjera që janë në implementim e sipër”, tha Pacolli .

Aty ka marrë pjesë edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, cili ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me palën hungareze për implementimin e projektit të Sistemit Inteligjent të Transportit (ITS).

Lekaj tha se ky bashkëpunim është në ndihmesë e madhe në infrastrukturën e Kosovës.

“Kosova dhe Hungaria kanë bashkëpunim të shkëlqyer të ndërtuar ndër vite. Hungaria është zotuar se do ta ndihmojë Kosovën në fushën e infrastrukturës dhe trajtimit të ujërave. Edhe ne po ecim drejtë një standardi që e kanë të gjitha shtet në Evropë dhe ky është një hap konkret në këtë drejtim”, tha Lekaj.

Ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë i Hungarisë, Péter Szijjártó tha se Hungaria di vazhdoj të mbështes Kosovën në heqjen e vizave dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë, raporton EO.

“Këtë vit ne kemi shënuar 10 vjetorin e njohjes së Kosovës nga Hungaria dhe dua të ju them se politika jonë për mbështetjen tuaj në integrim në organizatat që ju doni e sidomos në BE është e pandryshuar dua të siguroj se Hungaria do mbetet përkrahëse e përkushtuar e liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka thënë Szijjártó.

“Është e padrejtë se si BE sillet ndaj Kosovës në çështjen e vizave, është e padrejtë sepse Kosova ka përmbushur 95 kërkesat qe i janë dhënë asaj dhe e padrejtë që të gjejmë edhe arsye që po lëvizin tani ka ndodh edhe me Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Hungaria do jetë përkrahëse e palëkundur për liberalizim të vizave dhe Hungaria do votoj në favor të heqjes së regjimit të vizave për Kosovën”.

Ai tha se stabiliteti dhe paqja është jetike dhe një nga themelet e rajonit është përfundimi i suksesshëm në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne jemi përkrahës të plotë për ju që të jeni të suksesshëm në përmbylljen e dialogut dhe çfarë do të jetë fundi i dialogut në do ta përkrahim atë sepse jemi në afërsi të Ballkanit Perëndimor dhe e dimë se çfarë do të thotë nëse ka apo jo stabilitet në rajon”, ka thënë ministri hungarez.

 

 

Të ngjashme