Ministri i Jashtëm Pacolli i bën nderime Ismail Qemalit

Prishtinë | 28 Nën 2018 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm Behxhet Pacolli, gjatë qëndrimit të tij në Vlorë, bashkë me udhëheqësit e Institucioneve të shtetit shqiptar ka nderuar themeluesin e shtetit Ismail Qemali.

Ai theksoi se “28 Nëntorin, Ditën Tonë Kombëtare po e festoj në Vlorë bashkë me, Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryeparlamentarin Ruçi. Emocione në nderimin e themeluesit të shtetit Ismail Qemali. Prej Vlorës ju uroj gjithë shqiptarëve Gëzuar Festën e Flamurit! Mbarësi, me suksese e qofshim gjithmonë bashkë!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Kryediplomati Pacolli, në këto momente, numri dy i Qeverisë po ndjek ceremoninë zyrtare të nderimit të tij me titullin akadamik, “Doctor Honoris causa” nga Universiteti “Ismail Qemali”.

Titulli i jepet si vlerësim i kontributit të tij me propozime dhe veprime në favor të forcimit të bashkëpunimit ekonomik ndërshqiptar, kontribut ky, që nxit mendimin shkencor kombëtar

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme