Ministri i jashtëm serb: Projekti i Kosovës së pavarur është duke dështuar

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 17:41 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikola Selakoviq, ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë nuk është stabile.

Ai në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për raportin gjashtëmujor ka theksuar se serbët në Kosovë vazhdojnë të jetojnë nën kërcënim.

“Lëvizjet e unilaterale për transformimin e FSK-së në ushtri përbëjnë shkelje të rëndë të Rezolutës 1244 dhe marrëveshjes teknike ushtarake sipas së cilës vetëm KFOR ka mandat për të gjitha aspektet ushtarake në territorin e Kosovës e Metohisë”.

“Paralajmërimi i ndërtimit i bazës më të madhe të FSK në Mitrovicë është kërcënim për serbët dhe sigurinë e tyre”, është shprehur Selakoviq, njofton KlanKosova.tv.

Selakoviq ka pohuar se projekti i Republikës së Kosovës po shkon drejt dështimit.

“Projekti i Kosovës së pavarur është duke shkuar drejt dështimit sepse deri tash nuk është e njohur nga gjysma e vendeve anëtare të OKB-së dhe po ashtu nga pesë vende anëtare të BE-së”.

“Kryeministri aktual në Prishtinë vazhdimit ka kërcënuar me bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë në të kaluarën. Këto ide janë kërcënim apo shkelje të Rezolutës 1244 dhe kërcënojnë tërë rajonin. Kemi demonstruar vazhdimisht përkushtimin tonë për dialog si mënyrën e vetme për zgjidhje paqësore dhe edhe sot pas shumë vitesh të negocimit dhe lëvizjeve unilaterale të Prishtinës, prapë jemi të gatshëm që të ulemi në tavolinë”.

“Stabiliteti dhe paqja afatgjatë mund të arrihet nëse palët nuk insistojnë në përuljen e plotë të tjetrit”.

Të ngjashme