Ministri i Zhvillimit Rajonal mburret me punën për këtë vit, ankohet për stafin e vogël

Prishtinë | 28 Dhj 2020 | 11:58 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZhR) ka mbajtur konferencën e fundvitit, lidhur me zhvillimet dhe të arriturat në fushën e Zhvillimit Rajonal, raporton Ekonomia Online

Ministri në detyrë Enis Kervan, punë gjatë këtij vitit e ka quajtur të suksesshme duke përfshirë këtu shpërndarjen e granteve dhe bashkëpunimin me komunat.

Madje në këtë konferencë ministri theksoi edhe vlerësimin maksimal nga Zyra kombëtare e Auditimit, për përmbushjen e rekomandimeve.

Përkundër sukseseve, ai tha se kanë pasur mungesë të stafit.

“Si një ministri e re jemi me një staf shumë të vogël, por edhe pse me pakicë jemi angazhuar në kapacitete të plota”.

Ai tutje theksoi edhe bashkëpunimin e ndërsjellët me komunat e tjera dhe mbarëvajtjen e punës sidomos gjatë pandemisë.

Besim Kamberaj, sekretar në këtë ministri foli lidhur me mbështetjen dhënë bizneseve dhe funksionalizimit të zonave ekonomike, raporton EO.

“Koordinimi ndërinstitucional ka qenë një ndër mekanizmat kryesor që e furnizon ministrinë tonë me të dhëna”.

Mes tjerash ai përmend edhe disa prej programeve kyçe që kjo ministri ka përkrahur: Investimet kapitale, programi për grante dhe komuniteti i bizneseve, programi  për shoqërinë civile dhe programi për rimëkëmbje ekonomike ku vlera e financimit nga kjo ministri ka qenë rreth 2 milionë euro.

Të ngjashme