Ministri Konjufca priti ambasadorin austriak, i kërkon ndihmë për të ndalë fushatën e Serbisë

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, të enjten, priti në takim ambasadorin e Austrisë në Prishtinë, Christoph Weidinger, me të cilin diskutoi për zhvillimet politike pas zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit 2019, dialogun, liberalizimin e vizave dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Ministri i Jashtëm falënderoi ambasadorin Weidinger për përkrahjen që Austria i ka ofruar Kosovës në vazhdimësi dhe po ashtu kërkoi prej tij që Vjena zyratre të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në ndaljen e fushatës së Serbisë për të ashtuquajturen çnjohje të pavarësisë së Kosovës.

Duke folur për dialogun, ministri Konjufca tha se do të bëhet evaluimi i të gjitha marrëveshjeve të deritashme në dialogun Kosovë – Serbi, dhe se Qeveria e re do të kërkojë koncensus të gjerë dhe pajtushmeri të spektrit politik për të vazhduar tutje.

Ambasadori austriak nga ana e tij, falënderoi ministrin Konjufca për pritjen miqësore dhe premtoi mbështetjen e gjithëmbarshme të Austrisë për proceset e rëndësishme për popullin e Kosovës, përfshirë edhe votën pro për liberalizimin e vizave.  

Të ngjashme