Ministri Krasniqi i pakënaqur, lëshon mbledhjen e Qeverisë

Prishtinë | 07 Tet 2020 | 18:14 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Tregtisë, Vesel Krasniqi, ka lëshuar mbledhjen e 34-të të kabinetit të Qeverisë, pasi nga rendi i ditës u hoq një pikë e propozuar nga kjo ministri.

Heqja e pikës së rendit të ditës për vendimin për dhënien e statusit investitor strategjik për “Kosmonte Foods”, bëri që të ketë replika mes ministrit Krasniqi dhe kryeministrit Avdullah Hoti.

Pasi Hoti propozoi që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës, Krasniqi kundërshtoi duke thënë se janë kryer të gjitha procedurat në kohë dhe “gjithçka ka qenë pozitive”. Ai u shpreh se s’ka arsye për shtyrje të kësaj pike për në mbledhjen tjetër dhe më pas ka lëshuar mbledhjen.(Koha)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme