Ministri Krasniqi u prit në takim nga Kryetari i Lipjanit, diskutuan për projektet komunale

Prishtinë | 22 Sht 2022 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është pritur në takim nga Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, me të cilin kanë diskutuar për projektet komunale, bashkëpunimin në mes të komunës dhe qeverisë si dhe për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve komunale për qytetarët.

Krasniqi dhe Ahmeti kanë vizituar zyrat e administratës komunale, e cila po vazhdon me ofrimin e shërbimeve pa ndalesë dhe në mënyrë të rregullt për qytetarët.

Në njoftimin e ministrisë bëhet e ditur se ata kanë vizituar disa nga projektet e financuara nga MAPL, siç janë: asfaltimi i rrugëve në Lipjan dhe Hallaq i Vogël, projekti për rregullimin e hapësirave publike dhe rregullimi i shtratit të Lumit Janjevka në lagjen e Konjuhit në Lipjan.

Të ngjashme