Ministri Liburn Aliu mban konferencë për media

Prishtinë | 24 Nën 2021 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, do të mbajë sot konferencë për media.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

Konferenca do të mbahet në orën 14:00, në ndërtesën e Qeverisë.

“ Ngjarja që zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, mund të përcillet vetëm nga gazetarët, kameramanët dhe fotografët që janë të akredituar dhe kanë me vete kartelat e akreditimit.

Po ashtu, për ngjarjet që zhvillohen në ndërtesë të Qeverisë luten gazetarët, kameramanët dhe fotografët që të jenë të pajisur me maska mbrojtëse dhe t’i vendosin ato”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme