Liburn Aliu shkon në Beograd për ujdinë e hekurudhave

Prishtinë | 13 Sht 2021 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës Liburn Aliu po qëndron për vizitë në Beograd.

Në kryeqytetin e Serbisë, Aliu nënshkroi bashkë me ministrat e pesë vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor marrëveshje që kanë të bëjnë me lidhjen e rajonit përmes hekurudhave, njofton Klankosova.tv.

Në këtë ngjarje kanë folur komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Nga Qeveria e Kosovës nuk kanë treguar paraprakisht për vizitën e ministrit kosovar në Beograd. Kjo është ndër vizitat e rralla të një zyrtari kosovar në kryeqytetin serb, njofton Klankosova.tv.

Të ngjashme