Ministri Matoshi: Nuk do të lejohet askush ta pengojë zbatimin e rendit dhe të ligjit

Prishtinë | 23 Nën 2018 | 17:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Fatmir Matoshi ka folur për situatën e sigurisë në vend.

Ai gjatë vizitës në Mitrovicë ka thënë se si ministër lutet për paqe dhe siguri.

Sipas tij, nuk do të lejohet askush ta penojnë zbatimin e rendit dhe ligjit, raporton Ekonomia Online.

“Lutem si ministër i qeverisë së Republikës së Kosovës, që këtu të mbretërojë paqja qetësia sepse është një mund, një angazhim, një përkushtim i madh edhe i kryetarit Bahtirit, edhe i komunave të tjera të këtij rajonit, edhe i qytetarëve qe të jetojnë në paqe, të qetë, që të jetojnë pranë dhe me njëri tjetrin dhe njëkohësisht as në pjesë të tjera të Kosovës nuk do të lejohet askush ta pengojë zbatimin e rendit dhe të ligjit”, ka thënë Matoshi.

Të ngjashme