Ministri Murati e fton Tahirin të japë dorëheqje pas bastit për Fondin e Sigurisë

Prishtinë | 19 Maj 2022 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i është përgjigjur deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se nuk janë mbledhur as 2 milionë euro në Fondin e Sigurisë.

Murati e ka ftuar Tahirin që ta mbajë fjalen dhe ta dorëzojë dorëheqjen që sot, pasi sipas tij kjo shifër është arritur tashmë.

“Ju ftoi që sot të jepni dorëheqje, të shohim se sa i qëndroni fjalës. Dorëzoni dorëheqjen dhe mund të ju themi shifrat privatisht”, ka deklaruar Murati në Kuvend.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, më herët gjatë seancë e kritikoi Qeverinë Kurti për jotransparencë dhe dështim me fondin që ishte formuar për të mbledhur para për financimin e Ushtrisë së Kosovës. Tahiri vuri bast se nëse janë mbledhur mbi 2 milionë euro në Fondin e Sigurisë, ai do ta dorëzonte mandatin e deputetit. 

Të ngjashme