Ministri Murati i quan populliste reagimet e opozitës për uljen e pensioneve

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 11:31 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, e ka quajtur popullizëm brengën e opozitës sa i përket skemave sociale, raporton Ekonomia Online.

Ministri Murati ka thënë se të thuhet se ka pasur zbritje të shtesave është një gabim logjik.

“Të thuhet se ka pasur zbritje është gabim logjik sepse në muajin prill nuk ka pasur shtesa. A është brengë reale kjo e opozitës apo është popullizëm, për me dëshmua duhet të kthemi në vitin e kaluar në korrik dhe na tregoni sa kanë qenë shtesat për pensionistë, për mjekë e për policë, shtesat kanë qenë zero. Gjendja në sistemin pensional nuk është e mirë”.

Opozita ka kërkuar që të anulohet vendimi për ndaljen e shtesave për pensionistët, stafin mjekësor dhe policinë.

Të ngjashme