Ministri Murati priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë József Bencze

Prishtinë | 30 Mar 2021 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e Hungarisë në Kosovë József Bencze. Gjatë takimit u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës ë Kosovës dhe shtetit të Hungarisë.

Ambasadori József Bencze e uroi Ministrin Murati për detyrën e re dhe e falënderoi për pritjen. Ai gjithashtu shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit të Hungarisë në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ndërsa Ministri Murati e falënderoi Ambasadorin Bencze për urimin dhe e njoftoi ambasadorin për prioritetet afatshkurtra dhe afatgjata të Ministrisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme