Ministri Mustafa prit në takim përfaqësues të qytetarëve nga Lugina e Preshevës

Prishtinë | 26 Qer 2019 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa priti në takim përfaqësues të qytetarëve me origjinë nga Lugina e Preshevës të kryesuar nga Fikrim Mehmeti.

Në këtë takim u diskutua për çështjet që preokupojnë qytetarët nga Lugina e Preshevës të cilët jetojnë dhe punojnë në Kosovë.

Ministri Mustafa shprehi gatishmërinë e tij që ministria të cilën e drejton do të ju ofroj zgjidhje për problemet e tyre në bazë të kompetencave që ka si dhe mbetet i përkushtuar për ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Gjithashtu u diskutua edhe për problemet rreth dokumentacionit për qytetarët e Luginës së Preshevës sidomos për nxënësit dhe studentët.

Të ngjashme