Ministri Mustafa priti në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë

Prishtinë | 06 Nën 2018 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme,  Ekrem Mustafa ka pritur në takim të rregullt komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major SalvatoreCuoci.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për gjendjen e sigurisë në vend, nëveçanti për sigurinë përgjatë kufijve dhe në përgjithësi u vlerësua se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile.

Në këtë takim u vlerësua se komunikimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë dhe se duhet të punohet edhe më shumë që të avancohet ky komunikim.

Ministri Mustafa falënderoi komandantin e KFOR-it për përkrahjen e dhënë për institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës,gjë që është me rëndësi të madhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që vazhdimi i bashkëpunimit në mes tyre të vazhdojë edhe më tutje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme