Ministri nga radhët e LDK-së, nuk e komenton mocionin e iniciuar nga Vetëvendosje

Prishtinë | 06 Gus 2020 | 16:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Bujqësisë nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa nuk e ka komentuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti, të iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.

Ai gjatë vizitës që i ka bërë komunës së Istogut ku ka shikuar nga afër dëmet që janë bërë në bujqësi nga reshjet e shiut, i pyetur për nga gazetarët për mocionin ka thënë se sot ka ardhur që të jetë pranë bujqve.

Ai ka premtuar ndihmë për bujqit që kanë pësuar dëme nga reshjet e shiut.  

“Sot nuk e komentoj këtë fare,  sepse jam ministër i Bujqësisë dhe kamë dalë që të jem pranë bujqve dhe komunave që kanë pësuar dëme. Edhe si qeveri qendrore do të bëjmë çka të mundemi për fermerët”, është shprehur Mustafa.

Të ngjashme