Ministri Pacolli në New York, takon homologët e tri shteteve

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Kosovës në detyrë, Behgjet Pacolli është duke marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Republika e Kosovës nuk është ende anëtare e kësaj organizate, megjithatë, autoritetet kosovare i shfrytëzojnë punimet e Asamblesë për t’u takuar me homologë nga vende të ndryshme të botës.

Kosova shkon në OKB këtë vit në një kohë kur Serbia vijon fushatën e saj agresive për tërheqjet e njohjeve.

Ministri në detyrë Pacolli është takuar në New York me zyrtarë të disa shteteve. Ai është takuar me ministrin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Katarit, me homologen e Guajanës, si dhe me ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme