Ministri Peci del kundër propozimit të kryeministrit Kurti

Prishtinë | 02 Shk 2022 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka abstenuar në propozimin e kryeministrit Albin Kurti për emërimin e Bordit Mbikëqyrës të Trepçës.

Në mbledhjes e sotme, qeveria miratoi bordin e ri të ndërmarrjes Trepça Sh.A.

Bordi mbikëqyrës ka këtë përmbajtje: Kryesues Bahri Hyseni, Ibrahim Krasniqi anëtarë, Muharrem Peci anëtar, Bujar Bilalli anëtar, Xhevdet Tahiri anëtar.

Propozimi i Kurtit për bordin e ri të Trepçës u miratua me shumicë votash të kabinetit qeveritar. Por, në votim abstenoi ministri Peci.

Të ngjashme