Ministri Reka diskuton me Ambasadorët e BE-së për procesin integrues

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Integrimit Evropian, z. Blerim Reka, sot ishte i ftuar nga Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë / Përfaqësueses së Posaçme të BE-së, Nataliya Apostolova, që të i’u fletë Shteteve Anëtare të BE-së në lidhje me procesin integrues, planet e Ministrisë së Integrimeve dhe prioritetet e saj.

Në këtë takim të mbyllur u diskutuan sfidat, u ripërsërit mbështetja e BE-së në rrugën integruese të Kosovës, u kërkua përkrahja në të gjithë sektorët nga BE, si dhe u vendos aktivizimi dhe dinamizimi i agjendës së takimeve të përbashkëta në Prishtinë dhe në Bruksel, për të përshpejtuar procesin përpara integrues të Kosovës.

Më tej, u shqyrtua mundësia e organizimit të takimeve të rregullta të MIE-së dhe Zyrën e BE-së, si dhe u diskutua për sigurimin e mbështetjes tutje të kësaj zyre dhe Shteteve Anëtare të BE-së në këtë proces për Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme