Ministri Rikalo u takua me ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt

Prishtinë | 13 Tet 2017 | 09:44 | Nga

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka pritur në një takim ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, me të cilin bisedoi rreth zhvillimit të bujqësisë dhe objektivave të punës së kësaj ministrie.

Gjatë këtij takimi, Ministri Rikalo ka prezantuar aktivitetet dhe prioritetet e planifikuara për vitin e ardhshëm.

Ministri Rikalo dhe Ambasadori Heldt u pajtuan që zhvillimi i bujqësisë dhe zhvillimi rural është i rëndësishëm, pasi që kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ambasadori Heldt theksoi se vendi i tij është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e bujqësisë.

Ministri Rikalo e falënderoi Ambasadorin Heldt për mbështetjen e Gjermanisë deri më tani, i cili sipas mendimit të tij ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme