Ministri Sefaj priti në takim nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

Prishtinë | 02 Nën 2017 | 15:19 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur në takim nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Slavko Simiq dhe deputetin Igor Simiq.

Në këtë takim u diskutua për qytetarët e minoritetit serb për mundësitë e lehtësimit të pajisjes me dokumente personale të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast ministri Sefaj shprehu gatishmërinë e tij dhe të MPB-së në angazhimin konkret për të pajisur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me dokumente bazë të gjendjes civile.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme