Ministri Sefaj priti në takim një delegacion nga ShBA

Prishtinë | 09 Tet 2017 | 11:52 | Nga

Ministri i PunëvetëBrendshme, z. Flamur Sefaj priti në takim njoftues një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,ku temëbisedimi ishte lufta kundër trafikimit me qenie njerëzore.

Ky takim u realizua pas vizitës dhjetëditore në Shtetet e Bashkuara tëAmerikës së delegacionit nga Kosova, të mundësuar nga OpenWorldLeadership Program, qëështë një program i financuar nga ShBA, për mundësi të shkëmbimit të përvojave, nga temat e ndryshme të ndërlidhura me mbrojtje dhe siguri të nivelit shtetëror, si dhe të përfaqësuar nga delegacionet përkatëse nga e gjithë bota.

Me këtë rast, nga të dy palët u vlerësua se në Republikën e Kosovës është duke u luftuar me sukses trafikimi me qenie njerëzore, ku nga përfaqësuesit e këtij delegacioni amerikan u premtua se do të ketë përkrahje për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Gjithashtu u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve dhe shkëmbimi i kulturave përvojave me mundësinë e përkrahjes nga ana e delegacionit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme