Ministri Sefaj priti në takim një delegacion të Britanisë së Madhe

Prishtinë | 06 Tet 2017 | 15:28 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj,ka pritur në takim një delegacion nga Britania e Madhe, të udhëhequr RichardRiley, drejtor i Departamentit për Krime Serioze në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ambasadori britanik, RuairiO’Connelli.

Në këtë takim ministri Sefaj e njoftoi delegacionin britanik për situatën e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës dhe përpjekjet që po bëjnëinstitucionet e zbatimit të ligjit në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Theks i veçantë në këtë takim i vu luftimit të terrorizmit dhe masat të cilat kanë marrë ty dy shtetet, fillimisht në parandalimin e përfshirjes së qytetarëve në pjesëmarrjen nëluftërat e huaja dhe ri-integrimin e qëndrueshëm, përcjell EkonomiaOnline.

Ministri Sefaj tha se mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar ishte e tejet e madhe për konsolidimin e sektorit për  sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës,duke theksuar se është i kënaqur që Policia e Kosovës ka pranuar konceptet e sigurisë të krijuara nga Mbretëria e Bashkuar, siç është Policimi i Udhëhequr nga Inteligjenca dhe Policimi në Komunitet.

Ai shtoi se duke aplikuar këto dy konceptenga agjencitë e sigurisë dhe ekzekutuesit e ligjit në Republikën e Kosovës, është përgjigja e duhur për natyrën komplekse të krimit të organizuar dhe terrorizmit, por gjithashtu edhe përgjigje për sigurinë e brendshme dhe nivelin thelbësor të kërkesave për siguri nga qytetarët.

Delegacionibritanik vlerësoi angazhimet që ka bërë Kosova sa i përket luftimit të terrorizmit dhe u shprehën të gatshëm të ndihmojnë duke u bazuar edhe në përvojat e tyre, sa i përket luftimit të kësaj dukurie që tashmë ka përfshirë të gjithë botën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme