Ministri Sefaj priti në takim njoftues ambasadorin Delawie

Prishtinë | 13 Sht 2017 | 11:55 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, GregDelawie.

Ministri Sefaj në këtë takim e njoftoi ambasadorin amerikan për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë. Ministri Sefaj falënderoi ambasadorin Delawie për përkrahjen që kanë dhënë ShBA-të në fuqizimin e agjencive të sigurisë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ministri i Punëve të Brendshme i kërkoi ambasadorit amerikan që në të ardhëm raportet në mes të MPB-së dhe qeverisë amerikane të intensifikohen.

Ndërsa ambasadori Delawie e uroi ministrin Sefaj për detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme dhe vlerësoi se është shumë e nevojshme për një përkushtim më të madh në ruajtjen dhe ngritjen e nivelit tësigurisë në Kosovë. Ai ofroi përkrahjen e SHBA-ve në forcimin e më tejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme