Ministri Sefaj priti në takim zyrtaren e Departamentit të Shtetit Amerikan

Prishtinë | 08 Nën 2017 | 16:22 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pritur në takim zyrtaren e Departamentit Amerikan të Shtetit nga desku për Kosovën, Kathryn Bondy.

Në këtë takim u diskutua për ndihmën që ka dhënë dhe vazhdon të japin Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Republikën e Kosovës, sidomos për institucionet e zbatimit të ligjit në Kosovë.

Në këtë takim ministri Sefaj kërkoi nga përfaqësuesja amerikane për vazhdimin e përkrahjes në forcimin e rendit dhe ligjit, sidomos në anëtarësimin e institucioneve tona në organizata ndërkombëtare policore.

Zyrtarja amerikane Kathryn Bondy theksoi se është shumë e rëndësishme angazhimi i institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe luftimit të terrorizmit.

Të ngjashme