Ministri Sefaj takoi kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 11:38 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka qëndruar për një vizititë në Komunën e Mitrovicës, ku u prit nga kryetari i kësaj komunë, Agim Bahtiri.

Agim Bahtiri  e informoi ministrin Sefaj lidhur me sfidat e tij me të cilat ballafaqohet si kryetar i kësaj komune dhe për çështjet me të cilat do të mund të mbështetet niveli komunal nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në këtë takim u diskutua edhe përmirësimi i shërbimeve të gjendjes civile në kuadër të sistemit të unifikuar të gjendjes civile dhe koordinimit të veprimeve mes shërbimeve komunale dhe qendrore.

Në takim u theksua se gjatë qeverisjes së kryetarit Bahtiri ka rënie të madhe sa i përket incidenteve dhe krimit në Komunën e Mitrvovicës, kjo edhe falë vullnetit të qytetarëve të kësaj komune dhe punës së mirë të Policisë së Kosovës.

Më këtë rast ministri Sefaj ofroi gatishmërinë e tij të plotë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme në mbështetje të komunës së Mitrovicës, duke vënë në pah se pa siguri të përgjithshme nuk mund të ketë zhvillim ekonomik jo vetëm për komunën e Mitrovicës por për krejt Kosovën në përgjithësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme