Ministri Sefaj takon shefen e EULEX-it

Prishtinë | 21 Sht 2017 | 14:45 | Nga

Ministri Sefaj takoi shefen e Misionit të EULEX-it në Kosovë Alexandra Papadopoulou Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim njoftues Shefen e Misionit të EULEX-it në Kosovë, Alexandra Papadopoulou.

Ministri Sefaj shfaqi përkushtimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes MPB-së dhe Misionit të EULEX-it. Në këtë takim ministri Sefaj kërkoi që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej në përforcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes dy policive, asaj të Kosovës dhe EULEX-it në koordinimin dhe pjesëmarrjen e përbashkët në aksione policore.

Ndërsa shefja e Misionit të EULEX-it, Alexandra Papadopoulou shprehu mirënjohjen e saj për gatishmërinë e ministrit Sefaj për bashkëpunim dhe vuri në dukje se Misioni i EULEX-it është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e Republikës së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme