Ministri Selimi: Nënshkruhet memorandumi ndërmjet Odës së Noterëve dhe Agjencisë Kadastrale

Prishtinë | 07 Tet 2020 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë Selim Selimi foli sa i përket nënshkrimit të memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Odës së Noterëve dhe Agjencisë Kadastrale të Republikës së Kosovës, ku tha se mundëson krijimin e procedurave standarde të operimit në shkëmbimin e të dhënave dhe shënimeve me qëllim të lehtësimit të punës së tyre.

Tutje, Selimi tha se Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar dhe e angazhuar me të gjitha kapacitetet e saj në ngritjen e efikasitetit të punës së noterëve.

Njoftimi i plotë:

Përshëndes nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Odës së Noterëve dhe Agjencisë Kadastrale të Republikës së Kosovës. Ky memorandum mundëson krijimin e procedurave standarde të operimit në shkëmbimin e të dhënave dhe shënimeve me qëllim të lehtësimit të punës së tyre. Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar dhe e angazhuar me të gjitha kapacitetet e saj në ngritjen e efikasitetit të punës së noterëve dhe profesioneve tjera të lira me qëllim të reflektimit në shërbim të qytetarëve në Republikën e Kosovës.

Të ngjashme