Ministri Selimi: Sa të më lejon ligji do të bëjë emërime politike nga AAK-ja

Prishtinë | 21 Nën 2020 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar pas publikimit të lajmit se në këtë ministri është emëruar një kuadër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përcjell Ekonomia Online.

Selimi nuk e ka mohur këtë fakt, vetëm ka theksuar se ka të drejtë ligjore të emërojë persona që janë pjesë të AAK-së.

“Sot në media është raportuar se në Ministrinë e Drejtësisë është emëruar një kuadër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Unë jam ministër i emëruar nga AAK-ja dhe me ligjin në fuqi, më lejohet që në emërimet politike të kem diskrecion. Përderisa kam këtë mundësi ligjore, si ministër do të emërojë kuadro të AAK-së, të cilët janë kuadro të rijnë e të kualifikuar. Ndërsa në Shërbimin Civil punësimet do të bëhen vetëm në bazë të Ligjit për Shërbyesit Civil”, ka deklaruar ai.

Tutje, Selimi ka shtuar se sa herë do t’ia lejoi ligji do të bëjë emërime politike nga AAK-ja.

“AAK-ja është organizatë politike, vizionin e së cilës e përcjellin shumë profesionist të fushave të ndryshme. Do të gëzojë respektin për ta dhe do të tregojë vigjilencën për t’u dhënë mundësi që kapacitet e tyre profesionale t’i tregojnë, andaj saherë që më lejon ligji do të bëjë emërime politike nga Aleanca!”, ka deklaruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme