Ministri Selimi takohet me Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot është takuar me Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson, shefen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, Maria Suokko, drejtoreshën e UN Women – Vlora Tuzi- Nushi dhe udhëheqësen e zyrës së UNFPA, Visare Nimani.

Gjatë këtij takimi, Ministri Selimi shprehu gatishmërinë e plotë për fuqizimin e bashkëpunimit me agjencitë e OKB-së, për t’i çuar përpara projektet e rëndësishme, me fokus barazinë gjinore, sigurimin e qasjes efektive në drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës, adresimin e çështjeve të dhunës në familje, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftën e pa kompromis kundër korrupsionit.

Ministri Selimi gjatë takimit ka thënë se organizatat e Kombeve të Bashkuara janë partnere të rëndësishme të Ministrisë së Drejtësisë për forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Të ngjashme