Ministri Selimi takohet me ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, diskutojnë për arrestimet e fundit të Speciales

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 20:07 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, është takuar me ministrin e Puënve të Brendshme të Shqipërisë, Sander Lleshaj, me të cilin përgjatë ditës së sotme diskutuan lidhur me arrestimet e fundit të Dhomave të Specializuara.

Selimi e ka bërë të ditur një gjë të tillë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, duke thënë edhe se integrimi i Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian vazhdon të jetë prioritet për të dy shtetet.

“U takuam me ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Sander Lleshaj. Me të diskutuam ngjarjet e fundit politike në Kosovë, ku arrestimet e fundit kanë shqetësuar edhe qeverinë e Shqipërisë. Për Kosovën e Shqipërinë, integrimi në BE vazhdon të jetë qëllim i rëndësishëm”, ka deklaruar ministri i Drejtësisë.

Të ngjashme