Ministri Selimi takohet me stafin e MD-së, njoftohet për punët, të arriturat dhe sfidat në Ministri

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 17:32 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi pas marrjes së detyrës, ka mbajtur takimin e parë informues me Sekretarin, drejtorët e departamenteve dhe udhëheqësit e njësive të MD-së, me ç ’rast është njoftuar për përgjegjësitë, punën dhe sfidat në këtë ministri.


Gjatë këtij takimi, Ministri Selimi tha se njëri ndër objektivat e tij është pavarësia e sistemit të drejtësisë dhe ndarja e pushtetit duke mos lejuar interferime politike.


Ministri Selimi premtoi se do të bashkëpunojë ngushtë me gjithë zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë, për t’i ofruar sistemit të drejtësisë një infrastrukturë të mirë ligjore. 


Tutje, Ministri Selimi tha se është e rëndësishme të ruhet substanca e shërbimit civil në Ministri, e cila sipas tij e ka mbajtur ministrinë të gjallë dhe të suksesshme gjatë gjithë etapave.


Gjithashtu Ministri Selimi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë, Qemajl Marmullakaj, ka vizituar dhe është njoftuar për së afërmi me punën dhe përgjegjësit e departamenteve.
Zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë e kanë mirëpritur dhe uruar Ministrin Selimi për detyrën e re për të udhëhequr këtë dikaster.


 

Të ngjashme