Ministri Selimi takoi kryetarin e Odës së Avokatëve, Behar Ejupi

Prishtinë | 29 Qer 2020 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është takuar me kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), Behar Ejupi dhe nënkryetarin, Naim Rudari, me të cilët ka diskutuar për prioritetet, sfidat dhe punët e këtij institucioni.

Gjatë këtij takim, ministri Selimi tha se është me rëndësi që të fuqizohet dhe mbështetet komuniteti i avokatisë, meqë ka një rol të madh në mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të qytetarëve dhe sigurimin e barazisë së palëve në procedurë.

“ Oda e Avokatëve të Kosovës, është pjesë e rëndësishme e reformimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë, andaj në këtë kontekst, bashkëpunimi ynë do të ndihmonte në ngritje të performancës të sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës”, deklaroi ministri Selimi.

Ndërsa kryetari Ejupi, falënderoi ministrin Selimi për mbështetje, ndërsa theksoi nevojën për bashkëpunim me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës ligjore në të gjitha çështjet në të cilat avokatët mund të japin kontribut.

Të ngjashme