Ministri Sveçla pritet në takim nga homologu i Shqipërisë Bledi Çuçi

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me delegacionin që e shoqëronte, në përbërje të të cilit, zyrtarë të lartë të Ministrisë e Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës, zhvilloi dje një takim zyrtar me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Bledi Çuçi.

Të dy homologët diskutuan për funksionimin e marrëveshjes kufitare mes dy vendeve, mundësinë e rikategorizimit të pikës kufitare të Shishtavecit dhe çështje të tjera me interes të të dy vendeve.

Në këtë takim u bisedua gjithashtu edhe për intensifikimin e bashkëpunimit policor në luftën kundër krimit të organizuar, kontrabandës dhe trafikimit në të dyja anët e kufirit, si dhe koordinimin për çështje të tjera që lidhen me procesin e integrimit evropian të dy vendeve.

Po ashtu pjesë e diskutimit ishte dhe çështja e lehtësimit të mëtejshëm të lëvizjes së lirë të njerëzve, sidomos atyre që banojnë në brezin kufitar Shqipëri-Kosovë.

Të ngjashme