Ministri Sveçla takohet me ambasadorin e Turqisë, flasin për fuqizim të partneritetit

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 11:48 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, i cili e ka uruar ministrin për marrjen e detyrës.

Ministri Sveçla ka falënderuar ambasadorin turk për partneritetin dhe ndihmën që Turqia i ka ofruar në vazhdimësi Kosovës.

Gjatë takimit Ministri Sveçla ka njoftuar ambasadorin Sakar me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke nënvizuar se luftimi i krimit të organizur dhe korrupsioni janë kryefjala e kësaj qeverie.

Nga ana tjetër ambasadori i Turqisë Sakar, ka shprehur përkushtimin e shtetit të tij për vazhdimin e bashkëpunimit me shtetin e Kosovës.

Të ngjashme