Ministri Tahiri e falënderon ambasadorin Kosnett për korrektësinë

Prishtinë | 22 Qer 2019 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, e ka falënderuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovës, Philip Kosnett, për korrigjimin e reagimit  që ky i fundit kishte bërë ndaj Ministrisë së Drejtësisë.

Tahiri ka thënë se shqetësimet dhe përpjekjet për fuqizimin e sundimit të ligjit janë të përbashkëta dhe se puna duhet të vazhdojë me këmbëngulësi, transmeton Klan Kosova.

“S’ka rrugë të mesme. Vetëm sundimi i ligjit e bën Kosovën një Republikë të cilën e presin dhe e duan qytetarët e saj”, ka shkruar ministri Tahiri në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme