Teodosijeviq dhe O’Connell bisedojnë për brengat e serbëve

Prishtinë | 29 Sht 2017 | 15:28 | Nga

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, ka pritur ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, me të cilin kanë biseduar për situatën aktuale politike, zgjedhjet e ardhshme lokale, pozitën e minoriteteve, për aktivitetet dhe prioritetet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Në takim është biseduar edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, sipas një komunikate shtypi. Todosijeviq ka theksuar si prioritet formimin e Asociacionit të Komunave Serbe (AKS). Po ashtu, është bërë fjalë edhe për kthimin e të zhvendosurve, procesin e privatizimit në mjediset ku banon komuniteti serb dhe problemet rreth lëshimit të dokumenteve të udhëtimit.

Todosijeviq ka shprehur falënderim dhe ka cekur se pret një bashkëpunim të mirë me ambasadorin e Britanisë së Madhe me qëllim që të kemi një jetë sa më të mirë për qytetarët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme